Telegrafi

Me 2 mars, heronjtë Skënderbeu e Adem Jashari të gdhendur në skulptura do të promovohen në Zvicër

Bashkëatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, për herë të parë mund të prekin historinë e popullit shqiptar.

Organizata Ch-APEN me datën 2 mars do të organizojë një event në të cilën do të promovohen pjesën më të shenjtë të historisë së kombit tonë të gdhendur në skulptura.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shohim nga afër helmetën e famshme të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Medaljonin e heroit tonë legjendar Adem Jashari dhe simbolet e paraardhësve tanë Helmetën Ilire dhe Helmetën Dardane.

“Ju presim me padurim të njiheni nga afër me skulpturat dhe ekipin tonë me 2 mars në eventin ekskluziv të organizuar nga Ch-APEN! Shihemi në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Shqipturës, transmeton Telegrafi.