Site icon Telegrafi

“2 Korriku” shënohet me aktivitete te ndryshme futbolli në Viti

Është mbajtur ndeshja finale e turneut në futboll të në Beguncë të Vitisë, ku ekipi “Aris Pharm” ka rrëmbyer vendin e parë.

Kjo ndeshje është organizuar në kuadër të manifestimit kulturo-sportiv “2 Korriku” dhe atë në mes të ekipeve të futbollit “Aris Pharm”, “Gentriti Beton & Urimi Plast”, raporton Telegrafi.

Në këtë manifestim, në një fjalë rasti kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka folur mbi rëndësinë e këtij turniri që mbahet çdo vjet në Beguncë për nderë të deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut (1990), të cilën e patën miratuar delegatët e dikurshëm të Kuvendit të Kosovës.

“Sot e 34 vite më parë, pikërisht më 2 Korrik të vitit 1990, Deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, ndërmorën nismën për formësimin e shtetësisë së Kosovës, me ç ‘rast, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e “2 Korrikut”.

Kjo datë shumë e rëndësishme për formimin e shtetit tonë, na ka tubuar edhe sot në këtë manifestim, për të kujtuar dhe nderuar atë moment historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, u shpreh kryetari Haliti.

Ndryshe, ‘2 Korriku është festë publike e cila shënohet me aktivitete të ndryshme sportive në këtë komunë, ku përmes pamjeve të publikuara shihet se e pranishme ishte edhe këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza. /Telegrafi/

Exit mobile version