Site icon Telegrafi

2 korriku lidhet me Ajaxin

Skuadra më produktive sa i përket lojtarëve në futbollin kosovar, 2 korriku i Prishtinës ka zyrtarizuar bashkëpunimin me gjigantin botëror të futbollit, Ajax Amsterdam.

Lajmin e ka konfirmuar për sporti1.com, trajneri i parë i ekipit të 2 korrikut, Arsim Thaqi.

“Kemi filluar një pilot projekt bashkëpunimi me Ajaxin, i cili shpresojmë se do t’i sjellë përfitime gjithë futbollit kosovar”, tha Thaqi.

Sipas marrëveshjes së arritur prej 2 deri më 9 shkurt trajnerët e grupmoshave të ndryshme të 2 korrikut do të vijojnë stërvitjet në akademinë e Ajaxit.

Kjo do të jetë një përgatitje për dy kampe të qershorit që do të mbahen në Prishtinë. “Kampi i parë do të jetë me lojtar të 2 korrikut, ndërsa i dyti për qytetin e Prishtinës. Të cilët së bashku do të zgjasin 3 ditë, ndërsa fëmijët do të jenë të angazhuar me punë nga mëngjesi deri në mbrëmje me filozofinë e punës së Ajaxit, ndërsa do të ketë edhe programe edukative me pjesëmarrjen e gjithsej 60 fëmijëve”, tha Thaqi.

Ajaxi nga gjithë rajoni ballkanik ka vetëm një akademi në Greqi, ndërsa bashkëpunimi me 2 korrikun është i pari në rajonin e ballkanit perëndimor.
“Tashmë trajnerët e 2 korrikut janë të pajisur me mundësin e përcjelljes falas të ushtrimeve dhe gjithë organizimit që bëjnë në akademinë e Ajaxit nëpërmjet mundësisë interaktive me internet. Megjithatë ne në Prishtinë e kemi problemin më të madh infrastrukturën për të mbështetur si duhet bashkëpunimin”.

Prej 27 deri më 30 shtator te 2 korriku kanë qëndruar Eddie van Schaick, konsulent i akademisë së Ajaxit për zhvillim tregu dhe Ronald de Jong, skaut i akademisë së Ajaxit.

“Në bazë të kontakteve të para, çështjet kryesore për zhvillim janë infrastruktura, trajnerët dhe lojtarët. Atyre në bazë të kontakteve të para iu ka lënë përshtypje qasja e fëmijëve tanë ndaj stërvitjes, ku kanë vërejtur se janë 100 % të përkushtuar. Ata kanë parë lojtar në Kosovë të talentuar, i cili është i nivelit të djalit të Rijkaardit që është talenti më i madh në Holandë”.

“Në perspektivë është që në vitin 2015, grupmosha 2005/06 të marrin pjesë në një turne të nivelit të Ajaxit dhe ky do të jetë një test i vërtetë u punës tonë”, tha Thaqi. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version