Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 2 janari i vitit 2019 do të jetë ditë pune për të gjithë të punësuarit në institucionet publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë.
Nga atje thonë se ky vendim është marr me qëllim që qytetarëve t’u sigurohet ndihmë shëndetësore në kohë.
Qytetarët të cilët kanë caktuar termin për kontrolle këtë ditë në shtëpitë shëndetësore, nuk do të anulohen, por do të kryhen sipas kushteve të caktuara./Telegrafi/