Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se 2 gushti do të jetë ditë jopune për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për festa të Republikës së Maqedonisë “(‘Gazeta zyrtare e RM-së’, nr.21/98 dhe 18/07), 2 gushti i vitit 2019 (e premte), Dita e Republikës, është ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPPS-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo ministri ju u urojnë të gjithë qytetarëve Ditën e Republikës./Telegrafi/