Site icon Telegrafi

2 euro në muaj për llogari të kursimeve

Nga 1 janari i vitit 2015 të gjithë klientët që kursejnë mjete në llogaritë e tyre të kursimeve në Bankën “Raiffaisen”, do të kenë kosto shtesë.

Kjo pasi që Bordi Menaxhues i kësaj banke ka marrë vendim mbi llogarinë e kursimeve të aplikojë tarifën për mirëmbajtje të kësaj llogarie në lartësi prej 1.99 euro në muaj.

Pra, për një vit të gjithë kursimtarët që janë klient në këtë bankë do të detyrohen që vetëm për kurime të paguajnë 24 euro.

Zyrtarja për media dhe marrëdhënie me publikun në Raiffaisen Bank, Iliriana Tahiraj, ka thënë se kjo tarifë aplikohet vetëm për një numër të limituar të klientëve.

Llogaritë e tilla të kursimit janë hapur shumë vjet më parë ndërsa ka qenë e pamundur për bankën të vazhdojë të mbulojë shpenzimet për llogaritë e tilla. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version