Telegrafi

2 Chainz dhe Lil Wayne sjellin këngën “2 Dollar Bill”

Pasi bashkëpunoi me Ariana Granden në projektin “Rule the World”, 2 Chainz ka vazhduar që të festojë edhe në këngën e re me Lil Wayne.

Klipi mjaft interesant i shfaq reperët të rrethuar nga luksi.

Kënga “2 Dollar Bill” mund të gjendet në albumin e fundit nga 2 Chainz, “Rap or Go to the League”.

Në këtë album janë pjesë edhe yje si Kendrick Lamar, Travis Scott dhe LeBron James. /Telegrafi/