Telegrafi

2.5 milionë euro për punëtorët

Me këto tri ndërmarrje, numri i përgjithshëm i Ndërmarrjeve Shoqërore që kanë përfituar shumën e 20%-it nga Privatizimi, rritet në 65 dhe shuma e përgjithshme e shpërndarë arrin në mbi 18 milionë euro.

Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, që nga themelimi i saj, janë shpërndare mjetet e 20% te 7 Ndërmarrje Shoqërore dhe shuma e përgjithshme e shpërndarë është rreth 2.5 milion Euro.

Agjencia Kosovare e Privatizimit gjithashtu njofton publikun se ka filluar punën edhe Komiteti për Shqyrtimin e Ankesave të 20% dhe ndër lëndët e para që është duke u shqyrtuar janë ankesat e pranuara për Ndërmarrjen Shoqërore “Ramiz Sadiku” në Prishtinë./telegrafi/