17.273 administratorë do të marrin K-15, si para për pushim. Nga kabineti i Ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë thonë se për këtë qëllim buxheti i shtetit ka siguruar 155.457.000 denarë ose rreth 2.5 milion euro.
Nga atje shtojnë se deri në fund të javës ministri Mançevski do të nënshkruaj marrëveshje kolektive me Sindikatën përfaqësuese SPGJ.
Qeveria në seancën e saj të fundit vendosi që këtë vit të paguante K-15 për punëtorët e administratës dhe gjyqësorit./Telegrafi/