Edhe sot, në vitin 2022, sipas Bankës Botërore, gati 2.4 miliardë gra në mbarë botën nuk kanë të njëjtat të drejta ekonomike me burrat.
Në Kosovë, në mesin e vajzave dhe grave në moshë pune vetëm 17.1 për qind janë formalisht të punësuara.
80 për qind – apo shumica – nuk bëjnë punë me pagesë.
Shumë prej tyre detyrohen që të ndalojnë së punuari gjatë periudhës së shtatzënisë apo kur të vije koha e kujdesit ndaj fëmijëve.
Ndonëse shtatzënia për gratë mbetet problemi kryesor në qasjen në tregun e punës, ka edhe disa arsye të tjera, që pashmangshmërisht lidhen me njëra tjetrën dhe ua pamundësojnë të punojnë jashtë shtëpisë.
Këtu vlen të ceket numri i vogël i çerdheve publike.