Telegrafi

2.3 mil euro për pagat e ekspertëve të tatimeve

Ministri Ahmet Shala tha se kostoja e këtij projekti për përmirësimin e inkasimit të tatimit në pronë arrin vlerën 2 milionë e 750 mijë €, prej të cilave 2.3 milionë janë donacion i SIDA-s suedeze, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë buxheti i Kosovës.

“Administrimi adekuat i tatimit në pronë në Kosovë është një çështje shumë e rëndësishme dhe MEF-i, jo vetëm që ka treguar gatishmërinë për bashkëfinancim, por edhe ka vënë në dispozicion të gjitha resurset e kërkuara për të mundësuar që projekti të dalë me sukses”, tha ministri.

Sipas tij, që nga fillimi i vitit janë mbledhur mbi 9 milionë € të tatimit në pronë që shënon një rritje prej 47 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007.

“Deri në fund të këtij viti planifikohet të inkasohen 10 milionë € për të përmbushur parashikimin vjetor”, tha ai./Telegrafi/