Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 gjoba, nga të cilat 67 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 22 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 33 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
“Gjashtë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, pesë masa për kalim në semafor të kuq, gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.