Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.07.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 198 gjoba, nga të cilat 61 për tejkalim të shpejtësisë, 18 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi, gjashtë masa për kundërvajtje ndaj drejtuesve të motoçikletave.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, nëntë sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë.
Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj spelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.