Telegrafi

198 gjoba për shoferët në Shkup, 57 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 198 gjoba, nga të cilat 57 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 11 për vozitje pa patentë shofer, tri sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Tetë masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë për drejtim të paligjshëm, 3 sanksione për kalim në sinjal të mbyllur – semafor të kuq”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.