Site icon Telegrafi

197 raste të reja me coronavirus, 92 vetëm në Prishtinë

Është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, ndërkaq vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 197 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, po ashtu bën të ditur se në 24-orët e fundit nga virusi kanë vdekur edhe tre persona, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e fundit, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 92 raste.

Lexo po ashtu 197 raste pozitive me coronavirus, tre të vdekur dhe 48 të shëruar për 24 orë

Pastaj, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste.

Komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste.

Komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se raste aktive janë 2 mijë e 478, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.

Exit mobile version