Site icon Telegrafi

192 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në SHSKUK

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 192 pacientë, prej tyre 182 janë të konfirmuar me COVID19 pozitivë, tetë pacientë negativ dhe dy të tjerë të pakonfirmuar.

125 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 11 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 67  pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 18 pacientë

Spitali i Prizrenit, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 18 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjakovës, 20 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë. /Telegrafi/

Exit mobile version