Site icon Telegrafi

19-vjeçarja prej vitesh nuk depilohet

Yasmin Gasimova ka shkruajtur një ese personale mbi mosdepilimin e saj prej vitesh duke shprehur krenarinë e qimeve të saj në trup, në gjendjen që mund ta shihni edhe në foto.

19-vjeçarja nga Reading ka postuar foto të pjesëve të trupit duke thënë se pastron vetëm vetullat dhe ndonjëherë mjekrën në rastet kur fillon ta bezdisë.

Ajo thotë se kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’u ndjerë më e sigurt në vetvete dhe femrat mund të ndihen më femërore edhe me qime në trup.

Yasmin Gasimova rrëfen se ka filluar të ndihet në siklet që në moshën 11 vjeç kur shoqet talleshin me qimet e saj në fytyrë, shkruan Anabel. Dhe, që prej atëherë, nuk është depiluar përveç rasteve kur shkon me pushime apo del me ndonjë mashkull.

Ditët e tjera është si në foto. /Telegrafi/
 

Exit mobile version