Siç njoftojnë nga AIM, me nga 19 vite burgim u dënuan B.B dhe S.D për vrasjen e Nikolla Sazdovskit.
Gjyqtarja Daniella Aleksovska Stojanovsla sot gjatë dhënies së vendimit tha se të dy janë fajtorë për shkak se bashkërisht kanë vrarë Nikolla Sazdovskin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I dënuari B.B duhet të paguajë dëm prej 1.200.000 denarë për të atin, vëllanë, motrën dhe për gjyshen e Sazdovskit 600 mijë denarë. Të njëjtën shumë duhet ta paguajë edhe S.D.
Prokurori kërkoi që paraburgimi të vazhdohet për shkak të rrezikut nga arratia.
Avokati i B.B, Nikollçe Naumov kërkoi që kjo të ndërrohet me paraburgim shtëpiak.
Rasti filloi më 9 nëntor vitin e kaluar.
Më 7 shkurt u krye rikonstruktimi i vrasjes së Sazdovskit në praninë e dëshmitarëve dhe ekspertëve.
Sipas aktakuzës, të dyshuarit të cilët dy janë në paraburgim ndërsa i treti në arrati vitin e kaluar më 29 korrik e kanë rrahur Sazdovskin në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.
Nga lëndimet e marra, Nikolla Sazdovski më 9 qershor të vitit 2018 ndërroi jetë në qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup./Telegrafi/