Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut në ishullin indonezian Java, duke lënë të vdekur 19-të fshatarë, raporton ABC News.
Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave, ka thënë se ka edhe shumë njerëz të humbur në këtë vend.
Distrikti më i goditur nga fatkeqësia që ndodhi të martën mbrëma është Garuti, me 16 njerëz të vdekur ndërsa me tetë të zhdukur, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënës të Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave, kanë thënë se rreth 1000 fshatarë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre dhe janë dërguar në streha të përkohshme.