Telegrafi

Më 19 shtator Gjykata Kushtetuese do t’i shqyrtojë nismat për anulimin e vendimit për referendum (Foto)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në seancën e 21 caktuar më 19 shtator (e mërkurë) me fillim në ora 9:30 do t’i shqyrtojë nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të vendimit për caktimin e referendumit nr.08-4666/1, e sjellur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 30 korrik të vitit 2018 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 140/2018)/

Nëse Gjykata Kushtetuese e pranon nismën e “Kongresit Botëror Maqedonas”, mund ta anulojë vendimin për caktimin e referendumit menjëherë ose të sjell masë të përkohshme deri në marrjen e vendimit, duke pezulluar të gjitha aktet dhe aktet individuale për qëllim, dhe për të parandaluar pasojat e dëmshme të Buxhetit dhe tatimpaguesit, të drejtat dhe liritë dhe rendin e brendshëm ligjor të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Iniciatorët shpresojnë se referendumi nuk do të mbahet, sepse sipas tyre, vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për referendum./Telegrafi/