Site icon Telegrafi

Më 19 shkurt mbahet ankandi i dytë për vitin 2025

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 19 shkurt 2025 do të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2025.

Sipas një njoftimi për media në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Tutje në njoftim thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version