Site icon Telegrafi

“19 për qind e të rinjve në Maqedoni kanë përdorur drogë”

Përafrisht nëntë përqind e qytetarëve kanë përdorur drogë gjatë jetës së tyre. 19 për qind e të rinjve prej moshës 15 deri në moshën 24 vjeçare kanë përdorur drugë. Rreth 1.1 për qind e qytetarëve kanë provuar droga opoide, ndërsa rreth 6.8000 kanë përdorur ato me injeksion. Ka fëmijë të moshës 10 vjeçare që kanë provuar substanca psikoaktive.

Këtë e tha Ivica Denovski drejtori i “HOPS” në konferencë për shtyp për të shënuar Ditën ndërkombëtare kundër drogës. Ai tha se janë bërë hulumtime për gjendjen e shërimit të të varurve nga droga në Shkup, Ohër dhe Shtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Menaxheri i shoqatës “HOPS – Opsione për jetë të shëndoshë”, Vllatko Dekov tha se ende nuk ka zgjidhe për zhvendosjen e Qendrës së të varurve nga droga që gjendet në Kisella Vodë, edhe pse Ministria e Shëndetësisë para disa kohës tha se do të zgjidhet problemi brenda gjashtë muajve.

Sipas tyre mungesa e mbështetjes psikologjike, rehabilimit dhe risocializimi është kryesisht për shkak të stafit të pamjaftueshëm me trajnim profesional për të plotësuar nevojat e shumë pacientëve. Shumica e vendeve nuk kanë numër të vendeve të pamjaftueshme të psikiatërve për t’iu përgjigjur nevojave individuale ndërsa në disa qendra mbikëqyrja nuk bëhet nga psikiatër por nga persona mjekësor dhe specialistë tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version