Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total janë 189 raste aktive me coronavirus në Kosovë.
MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 20 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.
Ministria po ashtu njofton se në 24 orët e kaluara janë vaksinuar 39 persona, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1,835,830 doza të vaksinës. /Telegrafi/