Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1,860.
MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 149 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.
Brenda 24 orëve janë vaksinuar 74 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë administruar gjithsej 1,831,011 vaksina. /Telegrafi/