Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën tetë persona ndërsa janë konfirmuar 181 raste të reja.
IKSHPK njofton se në 24-orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.
Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 78.
Pastaj, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste.
Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste.
Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime.
IKShPK apelon të të gjithë qytetarët që të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë. /Telegrafi/