Site icon Telegrafi

180 gjoba për shoferët në Shkup, 34 për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (19.08.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 gjoba, nga të cilat 34 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 19 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur tetë gjoba për përdorimin e celularit, 10 sanksione për automjete të paregjistruara, nëntë masa për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq)”.

“Kontrollet e përfocuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Exit mobile version