180 artistët që do ta prezantojnë Kosovën në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, janë përzgjedhur nga të gjithë zonat e Kosovës. Kosova në këtë festival do të prezantohet me këngë e vallet tradicionale si dhe rite, lojëra dhe zakone të zonave të ndryshme të Kosovës.
Sivjet në festivalin e Gjirokastrës, do të prezantohen rreth 900 artistë nga 12 rajone të Shqipërisë, nga Kosova si dhe nga diaspora. Qëllimi i festivali të Gjirokastrës, ku çdo vit prezantohet nga një ansambël nga Kosova, është ruajtja e traditës shqiptare.
Sipas organizatorëve, festivali i Gjirokastrës, ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit është shtuar koha e konkurrimit në skenë, nga 20 minuta në 30 minuta.
Të gjithë artistët pjesëmarrës të festivalit janë të detyruar të ngjiten në skenë vetëm me kostumet e krahinës, që përfaqësojnë. Skena e festivalit si çdoherë do të jetë kalaja shekullore e Gjirokastrës, që shtrihet në këmbët e Malit të Gjerë.
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës është mbajtur fillimisht në Tiranë në vitin 1957 dhe ai ka ruajtur traditën. Ky festival sivjet do të mbahet për shtatë ditë me radhë. /rtv21/telegrafi/