Site icon Telegrafi

18 vjet më parë u shënua goli më i miri në histori të Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane shënoi supergol në finale ndaj Leverkusenit

Saktësisht 18 vjet më parë, Zinedine Zidane shënoi atë që shumë e konsiderojnë si golin më të madh në historinë e Ligës së Kampionëve.

Më 15 maj 2002, Real Madridi dhe Bayer Leverkusen luajtën finalen e Ligës së Kampionëve në Hampden Park të Skocisë dhe sigurisht që ishte ‘Zizou’ ai që ishte krijuesi i ndryshimeve.

Real kaloi në epërsi 1-0 në minutën e tetë në Glasgow kur një goditje e shpejtë e legjendës Raul Gonzalez përfundoi pas shpinës së portierit Hans-Jorg Butt.

Lexo po ashtu Renditen top 10 golat më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Në atë kohë, Bayer kishte një ekip të talentuar lojtarësh duke eliminuar ekipe si Liverpooli dhe Manchester United në fazat e mëparshme dhe shpejt arriti të kthehet në lojë ndaj Realit.

Ata u përgjigjën shpejt duke barazuar në minutën e 13-të me anë të mbrojtësit Lucio, pas një asistimi nga gjermani Bernd Schneider.

Por, loja i përkiste francezit Zidane. Në goditjen e tij brilante në minutën e fundit të pjesës së parë, ai prodhoi një moment që do të mbahej mend për vitet e ardhshme.

 

Një asistim i përkryer nga e majta nga braziliani Roberto Carlos, arrin në vijën e 16-të metërshit dhe Zidane me një goditje vole lë të gjithë të befasuar duke shënuar supergol për 2-1.

Ky doli të jetë goli i fitores për Los Blancos dhe tashmë edhe pas 18 vitesh ky gol ende përmendet dhe cilësohet si ndër më të mirët në histori të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version