Site icon Telegrafi

18 vjeçari transformon garazhin e prindërve në një shtëpi për vete

Lewis Tattersall nga Sheffield, Angli, ka transformuar garazhin e prindërve të tij në një shtëpi të vogël për vete.

Pamjen përfundimtare ai e shpërndau në TikTok me mbishkrimin: Gjithçka është bërë nga unë dhe ka kaluar përmes planifikimit.

Ai shtoi: Kushdo që është i interesuar të konvertojë garazhin e tij ose diçka të ngjashme, unë jam duke marrë punë për vitin e ri, kështu që më dërgoni një mesazh.

Për të filluar procesin, Lewis ka larguar çatinë e vjetër dhe derën e garazhit, për t’i zëvendësuar me të reja.

Gjithashtu, ai e ka izoluar dyshemenë, ka instaluar rrymën dhe ka kaluar tubat e ujit, dhe krejt në fund ka dëshmuar aftësitë e tij të dizajnit të brendshëm duke krijuar një hapësirë moderne.

Shumica e ndjekësve të tij ishin të impresionuar me garazhin, sa që i dhanë shumë lëvdata.

Në komente, Lewis zbuloi se prindërit e tij paguanin materialet, por në këmbim ai përfundonte të gjitha punët dhe po synon të paguajë qeranë, energjinë, dhe ujin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version