Raul Rosas Jr ka bërë histori duke u bërë luftëtari më i ri që ka fituar në UFC pas fitores së tij të përkryer ndaj Jay Perrin.
Ylli i ri i peshave bantam nënshkroi për promovimin e tij në UFC në moshën 17-vjeçare pasi konkurroi në Contender Series të Dana White, ku mundi Mando Gutierrez me vendim unanim.
Tani 18 vjeç, ai ka fitoren e tij të parë nën flamurin e UFC pasi mundi Perrin në UFC 282 në meçin e zhvilluar në T-Mobile Arena në Las Vegas.
‘El Nino Problema’ shfaqi përleshjen e tij të pabesueshme, duke marr një fitore të madhe në raundin e parë.
What were you doing at 18 years old? #UFC282 pic.twitter.com/eyuYF91waB
— UFC (@ufc) December 11, 2022
Fitorja e luftëtarit problematik erdhi pas një kapje të fortë ndaj kundërshtarit, i cili u detyrua ta dorëzoj meçin.
Rosas Jr përmirëson rekordin e tij profesional në 7-0 dhe kjo ishte një fitore mbresëlënëse në debutimin e tij në UFC. /Telegrafi/
HOW GOOD IS THAT?! 🤯
The 18-year-old phenom 🇲🇽 Raul Rosas Jr. has unlimited potential after a FLAWLESS debut! #UFC282 pic.twitter.com/Xu6aaX3RUe
— UFC Europe (@UFCEurope) December 11, 2022
RAUL ROSAS JR. IS THE FUTURE.
ONLY 18 YEARS OLD.pic.twitter.com/Oa11cn3Q2h
— Overtime (@overtime) December 11, 2022