Prokuroria Publike Themelore Shkup ka ngritur procedurë hetuese kundër një 18-vjeçari nga Shkupi, për të cilin ekzistojnë dyshimet se ka kryer veprën penale – vjedhje të automjetit, me të cilin më pas ka kryer veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe veprën penale – Mosdhënien e ndihmës ndaj personit të lënduar në aksident.
“Më 30 gusht, në parkingun para ndërtesës në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase”, jashtëligjshëm ka marrë automjet që ta shfrytëzojë. Duke e drejtuar automjetin e vjedhur “Alfa Romeo” me targa të Shkupi, në bulevardin “Boris Trajkovski”, i dyshuari nuk iu është përmbajtur rregullave dhe ka rrezikuar trafikun publik dhe e ka vënë në rrezik jetën e njerëzve.
Automjetin e ka drejtuar pa patent shofer, kurse shpejtësia e lëvizjes nuk ka qenë e përshtatur me kushtet e rrugës, dendësinë e trafikut dhe kushteve të tjera të komunikacionit, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka dalë jashtë korsisë, në trotuarin e anës së djathtë, ku ka goditur një këmbësor, i cili ka marrë lëndime të rënda dhe ka vdekur më vonë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
Nuk ka dhënë ndihmë mjekësore ndaj të dëmtuarës, ndërkaq ka vazhduar të vozisë ku sërish ka humbur kontrollin dhe ka sulmuar rrethojën e metaltë.
“E ka lënë veturën dhe në këmbë ka lëshuar vendin, duke u fshehur nga organet e rendit”, qëndron më tej në njoftim.
Për shkak se ekzistojnë kushtet që i dyshuari mund të arratiset, ndaj të njëjtit është shqiptuar edhe masa e paraburgimit nga gjykatësi i procedurë paraprake në Gjykatën Penale Shkup.