Site icon Telegrafi

18 vjeçari humb jetën në një aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një 18 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 23:00 si pasojë e goditjes nga një automjet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa vozitësi i automjetit është ndaluar në Polici.

“Një 18 vjeçar, në cilësinë e këmbësorit, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një automjet. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërsa vozitësi I automjetit është ndaluar në polici”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Foto: Ilustrim

Exit mobile version