Telegrafi

18-vjeçari Doyle bëhet lojtari i tretë i familjes që luan me Cityn: Nëna ime qau kur i thash se do të luaj, debutimi fantastik

Talenti më i ri i Manchester Cityt, Tommy Doyle ka thënë se nëna e tij plasi në lot kur ajo mësoi se ai po ruante një trashëgiminë familjare duke bërë debutimin e tij të martën me klubin nga Etihad.

Mesfushori 18-vjeçar është nipi i dy stërgjyshërve, Glyn Pardoe dhe Mike Doyle, të cilët në të kaluarën kishin luajtur tek klubi anglez.

Anëtari më i ri i kësaj familje, Tommy, u bë trashëgimtar pasi mori debutimin në ndeshjen e tij të parë me klubin nga Etihad.

Ai u hodh si titullar nga Pep Guardiola dhe luajti 90 minuta në fitoren 3-1 në EFL Cup ndaj Southampton, përkrah produktit të akademisë, Phil Foden, në mesfushë.

“Ishte diçka për të cilën kam punuar vërtet shumë”, ka thënë fillimisht Doyle  për faqen zyrtare të Cityt.

“Nëna ime filloi të qajë kur i thashë që po luaja dhe babai im ishte në akth – fola gjithashtu me gjyshin tim dhe ai ishte shumë i qetë sepse ai i ka bërë të gjitha më parë”.

“Është thjesht fantastike të bësh trashëgiminë e Doyle”, përfundoi 18-vjeçari. /Telegrafi/