Telegrafi

18 të arrestuar nga protestat e ‘Jelekëve të Verdhë” në Francë

Demonstruesit e lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë” dolën në rrugët e Parisit dhe në ato të pjesëve të ndryshme të Francës në javën e tetë me radhë në të cilën shprehin revoltën e tyre ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron.

Marshi në rrugët e Parisit filloj qetë, por më vonë u shndërrua në dhunë e cila shpërtheu në kohën kur protestuesit filluan të hedhin gurë mbi postbllokun e policisë mbi lumin Sena.

Si kundërpërgjigje, policia përdori gaz lotsjellës në mënyrë që të ndalojë protestuesit në përpjekjen për të arritur te ndërtesa e Parlamentit.

Lexo po ashtu Zjarr, dhunë dhe përleshje me policinë, protestuesit mësyjnë në Champs-Élysées në Paris (Foto/Video)

Në Bulevardin Saint-Germain, protestuesit u vunë zjarr disa automjeteve.

Përleshje mes demonstruesve dhe policisë kishte edhe në qytetin e Nantit, ku të paktën një person u plagos rëndë.

Lexo po ashtu Presidenti francez i drejtohet qytetarëve, rrit pagën minimale me 100 euro (Video)

Sipas të dhënave të policisë franceze, në demonstratat e fundit kanë marrë pjesë rreth 25 mijë njerëz, nga të cilët rreth 3,500 në Paris dhe si pasojë e dhunës, policia thotë se ka arrestuar 18 persona.

Që nga 17 nëntori, mijëra protestues të quajtur “Jelekët e Verdhë”, tubohen në qytetet kryesore franceze, përfshirë kryeqytetin e Parisit, për të protestuar ndaj rritjes së diskutueshme të taksave të karburantit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike.

Lexo po ashtu Në Paris arrestohet kreu i 'Jelekëve të Verdhë'

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë në protesta gjatë periudhës 17 nëntor-17 dhjetor kanë humbur jetën të paktën 10 persona, mbi 1 mijë të tjerë janë plagosur, mbi 4,500 janë ndaluar dhe 216 janë arrestuar. /Telegrafi/