Site icon Telegrafi

18 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 18 raste të reja me coronaviurs, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga atje njoftojnë se janë regjistruar edhe tre viktima nga Covid-19. Në Klinikën për Sëmundje Infektive një pacient 46-vjeçar nga Llabunishta ka ndërruar jetë dhe një pacient 71-vjeçar nga Prilepi, ndërsa një pacientë nga Kumanova 63-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtatori”.

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 21 pacientë të shëruar – 16 nga Shkupi, 3 nga Kumanova dhe 2 nga Shtipi, të gjithë janë mjekuar në shtëpi. Deri më tani, numri i pacientëve të shëruar në vend ka arritur në 200.

Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë ka arritur në 1.225./Telegrafi/

Exit mobile version