Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 raste pozitive të infektimit me COVID-19.
Gjatë kësaj periudhe sipas MSH-së, janë kryer 689 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.382.
Në total numri i rasteve aktive është 433.
Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 167 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.825.322 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.740 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu, MSH njofton se janë dhënë 101.166 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Telegrafi/