Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 18 prill 2024 do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Në njoftimin për media thuhet se investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.
Më tej bëhet e ditur se “interesi i përcaktuar nga tregu u garantohet për të gjithë kohëzgjatjen, 2 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.
Sipas njoftimit, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/