Në Qendren e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi të Prishtinës 18 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar me ushqim.
Siç bëhet e ditur, pacientët kanë pasur simptomat si: Vjellje, ethe, barkqitje, dhembje të muskujve dhe temperaturë.
Sipas raportit të Qendres Kryesore të Mjekësis Familjare në Prishtinë, pesë nga pacientët janë referuar në QMF në Emshir për të kryer testin anti-COVID, të cilët kanë rezultuar negative.
Disa prej pacientëve që gjendjen e kanë pasur më të rëndë janë referuar për në Klinikën Infektive.
Lidhur me rastin, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, ka thënë se një familje kishte porositur ushqim për 85 veta pasi kishin rast vdekje dhe po e organizonin të pamen.
Ndërkaq theksoi se personave në fjalë iu janë bërë analizat dhe ato do të dalin pas 72-orëve./Telegrafi.