Antonio Judd ka pranuar para gjykatës se ia kishte vjedhur hot dogun një njeriu i cili po rrinte ulur nën një pemë në park dhe po përgatitej të hante, shkruajnë mediat amerikane.
Policia thekson se Judd në muajin gusht me revole në dorë ia kishte grabitur viktimës hot dogun në parkun e qytetit Worcester. Menjëherë kishte filluar ta hante, duke derdhur senf nëpër bluzën e vet.
Kur është arrestuar më vonë, është konkluduar se me vete kishte pasur revole të rreme dhe thikë xhepi.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja kanë bërë që Judd të dënohet për sulm fizik dhe vandalizëm.