Site icon Telegrafi

Me 18 lojtarë, Kosova mbyll stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë – “Dardanët” i befasojnë me fishekzjarre

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së kundër Greqisë, në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Përzgjedhësi Bernard Challandes për këtë ndeshje ka në dispozicion 18 futbollistë, me të cilët në stërvitjen e sotme punoi në skemat e ndryshme të lojës, me të cilat do t’i vihet përballë ish-kampionëve të Evropës.

Atmosfera në ekipin e Dardanëve është mjaft e mirë, derisa entuziazmi për t’u rikthyer te fitorja në shtëpi është i madh, me gjithë mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje.

Pas stërvitjes grupi i tifozëve “Dardanët” kishin përgatitur një befasi për futbollistët e Kombëtares, duke krijuar një spektakël me fishekëzjarre në afërsi të stadiumit për t’i motivuar ata edhe më shumë për duelin e nesërm.

Ndeshja do të zhvillohet pa tifozë për shkak të pandemisë COVID-19.

/Telegrafi/

Exit mobile version