Site icon Telegrafi

178 shoferë të gjobitur në Shkup, 67 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 gjoba, prej të cilave 67 janë për tejkalim shpejtësie, 6 për vozitje pa leje, 3 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 6 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes”, thuhet në raportin e policisë.

Nga policia shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version