Site icon Telegrafi

177 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, 5 të vdekur dhe 107 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar me bilancin e ri të rasteve të reja me infektim me COVID-19 në Maqedoni.

177 raste të reja janë regjistruar në vend në 24 orëshin e kaluar, nga gjithësej 778 testime të bëra. Nga rastet e reja, Shkupi ka 98 raste dhe Tetova ka 19 raste. Kumanova është e treta me më shumë raste (10) së bashku me Koçanin, e ndjekur nga qytete tjera si Strumica (8) rast.

Për fat të keq, jetën e kanë humbur 5 persona.
Tetovë 67 vjeç
Strumicë 87 vjeç
Kriva Palanka 68 vjeç
Koçani 70 dhe 73 vjeç.

Në vend janë shënuar 107 raste të pacientëve të shëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version