Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 176 gjoba, nga të cilat 46 për tejkalim të shpejtësisë, 10 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 8 gjoba për mosrespektim të përparësisë. Gjashtë gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba për kalim të rrugës në semafor të kuq, si dhe katër gjoba për automjete të paregjistruara”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.