Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 gjoba, nga të cilat 49 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 18 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer.
“Poashtu janë vendosur 18 masa për mosdhënie përparësie për këmbësorët, 17 për kundërvajtje nga këmbësorët, tetë masa për kundërvajtje nga motoçiklistët, gjashtë për përdorim të celularit, pesë sanksione për drejtuesit fillestarë, tre për mjete të paregjistruara”.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/