Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (25.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 gjoba, nga të cilat 52 për drejtim të automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë gjoba për vozitje pa patentë shofer, tri sanksione për parakalim të paligjshëm të automjeteve.
“Janë vendosur katër gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim në semafor të kuq, shtatë gjoba për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.