Gjatë 3 ditëve të fundit (nga 16.09 deri më 18.09.2022) janë kryer 1.216 teste dhe janë regjistruar 173 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni.
Nga numri total i rasteve pozitive (173), janë regjistruar 46 riinfeksione.
Janë regjistruar 186 pacientë të shëruar.
Gjatë 3 ditëve të kaluara (16.09 – 18.09.2022) janë raportuar 3 humbje jete, nga një person prej Shkupi (69 vjeç), Vallandova (75 vjeç) dhe Ohri (79 vjeç). .
Personat humbën jetën në kushte spitalore.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.162.814 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 342.248, numri i të shëruarve është 332.051, numri i atyre që humbën jetën është 9.524 dhe numri i rasteve aktive është 673.