Telegrafi

171 gjoba për shoferët në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (29.07.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 gjoba, nga të cilat 42 për drejtim të automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 14 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Tetë sanksione janë vendosur për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit, shtatë masa për automjete të paregjistruara.

“Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.