Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përkujtuar policin e vrarë 17 vjet më parë, Triumf Rizën.
Sveçla në një postim në Facebook shkruan se Riza është vrarë nga dora e grupeve kriminale, ndërsa drejtësia ende nuk është vendosur në këtë rast.
“17 vite më parë, në qendër të Prishtinës, me breshëri plumbash nga dora e grupeve kriminale të asaj kohe u vra zyrtari policor Triumf Riza.
Përveç që kam pasur mundësinë ta njoh personalisht Triumfin, të gjithë kolegët që kanë punuar me të e vlerësojnë lartë shërbimin e tij me vullnet e shumë përkushtim për sundim të ligjit e luftim të pakompromis të krimit e bandave kriminale që vendi ynë u përball me vite.
Jemi dëshmitarë se ende nuk është vendosur drejtësia e plotë me këtë rast, gjë që na obligon të gjithëve që të punojmë pandalshëm që ajo të ndodhë jo vetëm si shpagim për krimin e bërë por edhe si parandalim që kohërat e situatat e tilla të mos na përsëriten më.
Lavdi e përjetshme Heroit Triumf Riza!”, shkruan Sveçla. /Telegrafi/