Site icon Telegrafi

17 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Janë bërë 17 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat serbe vranë 116 persona civilë.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do ndodh edhe këtë vit.

Për t’i nderuar viktimat do të jetë në Studime sot edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi. Ky i fundit do të mbajë edhe një fjalim

Exit mobile version