Telegrafi

17 vjet burgim për vrasjen e Arben Dekajt, reagimi i familjarëve të të vrarit pas shqiptimit të dënimit

Kamber Buleshkaj është dënuar me 17 vite burgim për akuzën se ka privuar nga jeta Arben Dekajn.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues me kryetaren, gjyqtaren Nushe Kuka-Mekaj.

Prokuroria e Pejës pretendon se në shtator të vitit 2018 në Istog, Arben Dekaj me veturën e tij kishte shkuar në shtëpinë e Kamber Buleshkajt, duke kërkuar nga ky i fundit një armë të llojit Kallashnikov, që këtë armë të ndjerit ia kishte kërkuar Abedin Hysenaj, që të festonin në një aheng familjar.

Sipas dosjes se Prokurorisë, pas një mosmarrëveshjeje i akuzuari Buleshkaj privon nga jeta Arben Dekajn, e pastaj te lumi i Shushicës e hedh trupin e tij nga ura në lumë, raporton Kallxo.com.

Sipas aktakuzës, pastaj me veturë vazhdon në drejtim të Mitrovicës, ku në lagjen “Bair” e braktis veturën, derisa kufoma të gjendet rreth orës 15:05, në vendin e lartcekur. /Kallxo.com/